Description
Vitamina E është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila nuk prodhohet në trup, por merret nëpërmjet dietës ose suplementeve ushqimore.
Roli më i rëndësishëm i vitaminës E në trup lidhet me vetitë e saj antioksiduese. Mbron qelizat nga radikalet e lira të dëmshme. Duke qenë një vitaminë shumë e tretshme në yndyrë, ajo kalon membranat biologjike dhe mbron qelizat nga oksidimi dhe dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira. Dëmtimi i këtyre qelizave çon në shfaqjen e një sërë sëmundjesh në trup.
Vitamina E ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe për këtë arsye rekomandohet tek të moshuarit gjatë periudhës së virozave.
Parandalon shfaqjen e aterosklerozës dhe parandalon çrregullimet imune dhe reumatizmale.
Zvogëlon rrezikun e kataraktave dhe dëmtimit makular.
Vitamina E përdoret për të parandaluar humbjen e kujtesës dhe së bashku me terapi të tjera përdoret në sëmundjen e Alzheimerit.
Mbron mëlçinë dhe redukton simptomat e diabetit neuropatik.
Së bashku me vitaminën C, ajo përshpejton procesin e rigjenerimit të plagëve dhe rrit tolerancën ndaj rrezatimit UV.
Vitamina E merr pjesë në sintezën e qelizave riprodhuese në të dy gjinitë, parandalon abortet dhe rekomandohet të përdoret gjatë menopauzës.
Si pasojë e mungesës së vitaminës E mund të kemi:
-lodhje;
-anemi;
-sistemi imunitar i dobësuar;
-probleme të shikimit;
-depresioni;
-prodhimi i ulët i hormoneve të gjëndrës tiroide.
Suplementet dietike nuk zëvendësojnë një dietë.
FITNESI
Rekomandohet të konsumohet një kapsulë në ditë, pas ngrënies.
Mos e tejkaloni dozën e lejuar ditore.
Përbërësit
Përbërësi aktiv:
D-alfa tokoferol
400 IU
Reviews
There are no reviews yet.