Previous
Previous Product Image

Benuron 100ml

L 580.00
Next

Supofen 85ml

Original price was: L 437.00.Current price is: L 415.00.
Next Product Image

Algidrin 100ml

L 548.00

Add to Wishlist
Add to Wishlist
Category:

Description

20 MG/ML SUSPENZION ORAL PËR FËMIJËT 1 X120 ML ME SHIRINGË ORALE 5ML

Udhëzime: Çfarë është dhe për çfarë përdoret

ALGIDRIN i përket grupit të barnave të njohura si barna anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs). Ibuprofeni, substanca aktive e këtij medikamenti, në formë kripe të tretshme, ibuprofen (lizinë), ul temperaturën dhe lehtëson dhimbjen dhe inflamacionin. Indikohet te fëmijët mbi 3 muajsh për trajtimin simptomatik të etheve, dhimbjeve të lehta ose të moderuara.

Kundërindikimet: Çfarë duhet të dini përpara se të merrni medikamentin

Mos merrni ALGIDRIN:

– nëse jeni alergjik (mbindjeshëm) ndaj ibuprofenit ose ndonjë NSAID tjetër, acidit acetilsalicilik ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij medikamenti.
Reaksionet që tregojnë alergji janë – skuqje me kruajtje, enjtje të fytyrës, buzëve ose gjuhës, rrufë, gulçim dhe astmë.
– nëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë ose veshkave.
– nëse keni vuajtur më parë nga ulçera ose gjakderdhje gastrike ose duodenale ose perforim i traktit gastrointestinal.
– nëse vjellni gjak.
– nëse keni jashtëqitje të zeza ose diarre me gjak.
– nëse vuani nga çrregullime të gjakderdhjes ose koagulimit ose jeni duke marrë antikoagulantë (barna që përdoren për të “lëngëzuar” gjakun tuaj).
Nëse keni nevojë të merrni ilaçe antikoagulante në të njëjtën kohë, mjeku juaj do të kryejë një test të koagulimit të gjakut.
– nëse vuani nga dehidratim i rëndë (i shkaktuar nga të vjella, diarre ose marrja e pamjaftueshme e lëngjeve).
– nëse vuani nga dështimi i rëndë i zemrës.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Algidrin 100ml”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping
Open chat
Hello 👋
How can we help you?